Në një lidhje direkt me SportNews, gazetari i SuperSport, Jurgen Zela, bisedoi me disa prej tifozëve shqiptarë që janë gati të mbështesin kombëtaren shqiptare në ndeshjen ndaj Moldavisë.
Të shumtë tifozët që kanë udhëtuar drejt Tiranës nga vende të ndryshme, edhe jashtë trojeve shqiptare. Entuziazmi nuk mungon kurrë, ndërkohë që tifozët presin fitoren e parë të Shqipërisë në eliminatoret e Euro 2024.
Lexo edhe:
- Kërkohej nga Milan e PSG, sulmuesi i Chelsea-t nis bisedimet me Al-Nassr
- Walker mendon largimin nga City, Bayern e pret krahëhapur
- Dzeko preferon Fenerbahce para Interit, shpejt takohet me drejtuesit e klubit turk
- Alvaro Morata drejt Arabisë, spanjolli “tundohet” nga superoferta
Shqipëri-Moldavi do të transmetohet në SuperSport 2, duke nisur prej orës 20:45. Biletat janë shitur të gjitha, “sold-out” në “Air Albania”, ndërkohë që po pritet me emocione zbritja e djemve të Sylvinhos dhe në fushë dhe fillimi i ndeshjes.
