Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

VIDEO/ Tifozët e Chelsea-t vërshëllejnë Lukakun, “divorci” duket i pashmangshëm

Rikthimi te Chelsea në verën e 2021-shit, pas suksesit të arrirë te Interi, pritej të sillte një Romelo Lukaku të pandalshëm. “Blutë” e Londrës e pritën me shumë entuziasëm belgun dhe pritën që ta shihnin skuadrën e tyre seriozisht në garën për titullin.

Megjithatë ndeshja e së mërkurës në mbrëmje, ku Chelsea u mund në shtëpi me rezultatin 2-4 nga Arsenal ishte një nga më të errëtat për sulmuesin që ka zhvilluar një sezon zhgënjyes.

Përveçse nuk mundi që ta ndihmonte ekipin e tij, Lukaku u nxor nga fusha e lojës në minutën e 60’ për t’u zëvendësuar nga Kai Havertz, teksa në momentin e zëvendësimit belgu është shoqëruar me vërshëllima dhe “boo” e njohur të tifozëve anglez, kur këta të fundit kanë antipati një lojtar specifik apo një skuadër kundërshtare.

Ky moment u pa edhe si fundi i 28-vjeçarit te Chelsea, me të ardhmen e belgut që duket shumë larg “bluve” të Londrës tashmë, ndonëse ndodhet nën kontratë deri në verën e vitit 2026.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...