Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

VIDEO/ Tifozët e Den Haag shpërthejnë në dhunë, policia u lëshon qentë

Skuadra e Exelsiorit rikthehet pas tri sezonesh në Eredivisie dhe këtë objektiv e arrin pas një përballjeje të çmendur me Den Haag, të cilën e mposhti 8-7 në serinë e penalltive. Takimi i parë i zhvilluar në fushën e skuadrës tashmë të promovuar në Eredivisie përfundoi 1-1 ndërsa takimi i kthimit në Hagë barazim 4-4 edhe pas kohës shtesë. Edhe pse vendësit kryesonin 3-0 në fillim të pjesës së dytë, futbollistët e Exelsiorit bënë mrekullinë duke shënuar tri herë në 15 minutat e fundit të ndeshjes. Edhe në shtesë Den Haah shënoi e para, por nuk e ruajti dot rezultatin.

Në ruletën e penalltive u treguan më të saktë miqtë, që humbën vetëm një gjuajtje në serinë e tretë, ndërsa vendësit gabuan në serinë e tretë (Moreo Klas) dhe në të nëntën (Amofa).

Kjo disfatë dramatike e Den Haag u pasua me trazira të shkaktuara nga tifozët vendës, të cilët fillimisht pushtuan fushën, duke goditur me mjete ndezëse dhe sende të forta tifozët kundërshtarë në sektorin e këtyre të fundit, ndërsa në rrugët e qytet u desh ndërhyrja e forcave të rendit për të mbajtur situatën nën kontroll. Madje për të shpërndare turmën u përdorën edhe qentë, që siç tregohet edhe nga pamjet shqyen bluzat e ultrasve të De Haag, që e kishin të vështirë të pranonin dështimin e skuadrës së tyre.

 

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...