Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

VIDEO/ Tifozët e Sierra Leones sulmojnë Salah, del me ushtri nga fusha!

Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë takimit Sierra Leone-Egjipt, i vlefshëm për eliminatoret e Kupës së Botës 2026. Skuadra e Momo Salah fitoi 0-2 falë dygolëshit të Trezeguet.

Sfidë të cilën vendasit e mbyllën me 9 futbollistë. Kapiteni Salah dhuroi asistin e golit të dytë, ndërkohë që u përball me një sulm të disa tifozëve vendas. Gjashtë prej tyre pushtuan fushën, dy nga të cilët tentuan të sulmonin “yllin” e Liverpoolit.

 

Ndërkohë që tifozi i parë mbante veshur një fanellë të Liverpoolit dhe u tregua miqësor kundrejt 31-vjeçarit, të tjerët nuk ishin aspak të tillë. Në mbrojtje të Salah dolën shokët e skuadrës tek Egjipti.

Lexo edhe:

Forcat e sigurisë arritën të neutralizonin dy prej agresorëve, ndaj të cilëve nuk i kursyen grushtet, teksa katër të tjerët arritën të largoheshin.

Ngjarja e turpshme ndodhi në minutat e fundit të takimit. Në fushë u fut edhe ushtria që formoi një rreth për të larguar drejt dhomave të zhveshjes një ndër sulmuesit më të mirë në planet.

Lajme të tjera

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...

Champions League

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte përzgedhur titullar nga trajneri Simone Inzaghi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj...