Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Tifozët senegalezë nuk i druhen Anglisë: Kupa nuk shkon në shtëpi, por në Afrikë!

Anglia garantoi një biletë për në fazën e 1/8-tave të Kupës së Botës teksa e mbylli në vendin e parë Grupin B me shtatë pikë në tre ndeshje. Në raundin pasardhës të besuarit e trajnerit Gareth Southgate do të përballen me Senegalin që u rendit si vend i dytë në Grupin A. Një sfidë delikate për britanikët duke njohur forcën fizike të afrikanëve, por edhe rritjen e tyre së fundmi në aspektin teknik. Në fakt, tifozët senegalezë shprehen të bindur se Kupa këtë herë do të shkojë në Afrikë dhe anglezët sërish nuk do të mund t’i gëzohen shprehjes së tyre të famshme “Football’s Coming Home”.

“Nuk jam aspak i frikësuar nga Anglia. Në këtë turne ata thjesht janë duke harxhuar kohën dhe kur të takohen me një skuadër afrikane do të kuptojnë se çfarë do të thotë të luash futboll”. Ndërkohë një tjetër tifoz senegalez shprehet se është gati për ndeshjen ndaj “Tre Luanëve”.

“Jam gati për këtë sfidë. Si thonë ata “Football’s Coming Home”? Epo, nuk do të jetë kështu as këtë herë, Kupa do të vijë në Afrikë. Është momenti për Afrikën.

Sakaq, një tjetër tifoz i kombëtares së Senegalit guxon edhe të parashikojë rezultatin e saktë duke theksuar se sfida do të përfundojë me shifrat 2-0 në favor të afrikanëve. Kujtojmë se ndeshja mes Senegalit dhe Anglisë luhet më datë 4 dhjetor në Al Bayt Stadium duke filluar nga ora 20:00.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...