Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ Tifozët sfidojnë shiun për Ballkanin, fillon të ndizet atmosfera në “Fadil Vokrri”

Ballkani është gati për një tjetër mrekulli, këtë mbrëmje në “Fadil Vokrri” përballë Sivasspor, të cilin e mposhti 3-4 një javë më parë në Turqi, duke marrë fitoren e parë në histori, në një kompeticion europian.

Reshjet e dendura të shiut nuk kanë penguar aspak tifozët që të shkojnë në shkallët e stadiumit, teksa klubi nga Theranda ka raportuar që dje se janë shitur të gjithë biletat.

Aktualisht skuadrat kanë dalë në nxehjen e zakonshme para ndeshjes, ndërsa tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” po mbushen gradualisht, me tifozerinë që shpreson në një tjetër mbrëmje magjike.

Trajneri Ilir Daja ka ndarë mendjen për formacionin që do të hedhë në fushë ndaj turqve, duke konfirmuar rreshtimin e tij të preferuar 4-3-3, teksa sfida starton në orën 21:00 dhe do të transmetohet live në ekranin e SuperSport 2.

Formacionet zyrtare:

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...