Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

VIDEO/ Tifozi ‘gjen zgjidhjen’ për Haaland, ia jep Acerbit

VIDEO/ Tifozi 'gjen zgjidhjen' për Haaland
VIDEO/ Tifozi 'gjen zgjidhjen' për Haaland

Interi do të përballet në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj anglezëve të Manchester City-t, që nga shumë specialistë të futbollit shihen si favoritët kryesorë për të ngritur trofeun.

Anglezët kanë në gjirin e tyre një prej sulmuesve më të mirë në qarkullim, norvegjezin Erling Haaland, teksa Inzaghi do t’ia besojë misionin për markimin e tij, italianit Francesco Acerbi, i cili ka bërë mjaft mirë deri në këtë fazë të sezonit.

E për t’ia lehtësuar punën Acerbit, ka menduar një tifoz i Interit, që ka bërë humor, duke i dhuruar mbrojtësit italian një rrjetë peshkimi.

Lexo edhe:

Ndërkohë që Acerbi po shkonte për në qendrën stërvitore, tifozi i ka bërë dhuratën e çuditshme, teksa menjëherë i ka thënë: Është një rrjetë peshkimi, ku mund të fusësh Haalandin. Të sjell fat.

Mbrojtësi zikaltër e mori dhuratën me kënaqësi dhe pranoi humorin e fansit, por sigurisht që shpreson që ajo rrjetë t’i sjellë vërtetë fat në sfidën e 10 qershorit.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...