Lajme

VIDEO/ Tifozi i Feyenoord me kokën e qepur pas përplasjes me policinë, një tjetër e ka me UEFA-n

Tifozët e Feyenoord janë ata që kanë elektrizuar më së shumti Tiranën në pritje të finales së Conference League ndaj Romës që zhvillohet të mërkurën mbrëma në orën 21:00 (Supersport 2) në stadiumin Air Albania. Holandezët, të shumtë në numër janë stacionuar tek pedonalja të shoqëruar nga muzika e lartë e alkooli.

Por, mbrëmja e së martës nuk ishte shumë e qetë për ta, pasi ultrasit e Feyenoord u përplasën me policinë shqiptare ndërsa nuk mungoi edhe përdorimi i shkopinjve të gomës nga forcat e rendit për të rivendosur qetësinë.

Nga përplasja disa prej tifozëve holandezë kanë mbetur me shenja në trup, ndërsa një prej tyre teksa në një nga transmetimet e Supersport nuk ngurroi të tregonte shenjat ndërsa nuk kishte një përshtypje pozitive për policinë. Nga ana tjetër, një prej tifozëve holandezë nuk ngurroi të shfaqte pakënaqësinë ndaj UEFA-s me një mini banderolë.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency