VIDEO/ Tifozi vrapon për ta përqafuar, Krymi emocionohet në ndeshjen e fundit me Vllazninë

Mbrëmje emocionesh për Vllazninë në “Air Albania”, teksa pas 120 minutash lojë, kuqeblutë triumfuan 2-1 ndaj Laçit dhe fituan Kupën e Shqipërisë për të dytin vit radhazi.
Kjo finale ishte e fundit me fanellën kuqeblu edhe për mesfushorin Ardit Krymi, që do të transferohet te bjellorusët e Shakhtar Soligorsk si lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Vllazninë.
Në minutën e 76’ të ndeshjes një tifoz vrapoi nga tribuna në fushë, për t’i dhënë një përqafim Krymit, një gjest ky që preku jo pak mesfushorin shkodran.
“Në Shkodër na respektojnë shumë. U ndjeva shumë mirë dhe u jam mirënjohës tërë jetën, më kanë bërë burrë në Shkodër”, tha Krymi pas ndeshjes, duke komentuar episodin.
