Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Humbja e radhës “Air Albania”, Tirana zhgënjen edhe në Conference League

Sërish humbje për Tiranën në Europë, e treta në po kaq ndeshje! Kampionët e Shqipërisë dështuan në “Air Albania” kundër Zrinjskit, sfida e parë e raundit të dytë të Conference League. Kampionët e Bosnjes fituan 0-1 falë golit të Nemanja Bilbija në minutën e 12’. Faull naiv i Vesel Limajt dhe finalizim i saktë i goleadorit boshnjak nga pika e bardhë, edhe pse Visar Bekaj ia kuptoi krahun.

Zrinjski dominoi pjesën e parë të takimit, me “gardianin” Bekaj që shpëtoi në 3 raste portën e Tiranës nga pësimi i golit të dytë. Treshja Redon Xhixha-Taulant Seferi-Florent Hasani nuk ia dolën do të çanin mbrojtjen e fortë të ekipit mik.

Pushimi i bëri mirë Tiranës, që e nisi fraksionin e dytë të takimit me një marsh më shumë. Seferi mori përsipër në minutat e para, por goleadori i bardhebluve nuk mbërriti dot te goli. Tensioni nuk mungoi në fushë, Najdovski dhe Jankovic u kapën me duar me njëri-tjetrin, me arbitrin kryesor që i ndëshkoi të dy me kartonë të verdhë.

Zrinjski uli ritmin, menaxhoi mirë minutat e mbetura, ndërkohë që skuadra e Orges Shehit u lodh, nuk krijoi më raste dhe nuk rrezikoi portën boshnjake. Në shtesa, Bekaj u shfaq sërish fantastik, duke shpëtuar një gol të sigurt. Përfundimisht 0-1 për Zrinjskin, me përballjen e kthimit që do të luhet pas 9 ditësh (28 korrik) në “Stadion pod Bijelim Brijegom”, Mostar.

Conference League
Raundi i dytë, ndeshja e parë

TIRANA-ZRINJSKI 0-1 (Bilbija (pen) 12′)

Kronika e ndeshjes:

 90+5′ Kundërsulm i Zrinjskit, por Bekaj tregohet fantastik përballë kroatit Cuze.

 62′ Tirana pretendon për një penallti, arbitri vijon lojën me të drejtë.

 60′ Seferi lëviz mirë në krahun e djathtë, braziliani Devid nuk arrin dot te topi.

 55′ Dy shkëndija nga Taulant Seferi, i cili tenton portën kundërshtare. Topi mbi tra.

 54′ Mundësi e mirë për Tiranën, por Hasani gjuan keq nga goditja e dënimit.

 51′ Tension në fushë. Najdovski dhe Jankovic kapen me duar me njëri-tjetrin, arbitri i ndëshkon të dy me të verdhë.

 50′ Asist i bukur i Xhixhës për Seferin, por portieri Condric fiton duelin e shpejtësisë me sulmuesin e Tiranës.

 40′ Ismajlgeci dhe Xhixha kombinojnë bukur mes tyre. Kapiteni hedh një top në zonën kundërshtare, nuk mbërrijnë as Seferi dhe as Hasani.

 37′ Gafë e Behiratches, përfiton Bilbija që pason për Jankovic. Bekaj në gatishmëri, devijon në këndore gjuajtjen e 20-vjeçarit kroat.

 33′ Tirana vuan në krahun e majtë. Tjetër vertikalizim për Bilbijan, devijimi i të cilit grushtohet nga portieri Bekaj.

 25′ Reagon Tirana. Xhixha kombinon me Seferin dhe lëviz bukur. Më pas pason për Hasanin, krosimi i të cilit nuk arrihet dot nga Seferi.

 23′ Zrinjski pranë golit të dytë. Vertikalizim i bukur për Bilbijan, i cili i humbet mbrojtjes bardheblu, por pritja e Bekajt eviton golin e dytë të skuadrës mike.

 12′ Zrinjski në avantazh. Bilbija nuk gabopn nga pika e bardhë, edhe pse Visar Bekaj ia kuptoi krahun. 0-1 për kampionët e Bosnjes.

 11′ Penallti për ekipin boshnjak pas një faulli naiv të Vesel Limajt.

 Fillon ndeshja në “Air Albania” në një atmosferë shumë të bukur.

Tirana do të përballet mbrëmjen e sotme në orën 20:00 në “Air Albania” me Zrinjskin, për ndeshjen e parë të raundin të dytë në Conference League.

Pasi u eliminua në raundin e parë të Champions League nga Dudelange, të cilët i mundën kampionët e Shqipërisë me rezultatin e përgjithshëm 3-1, tashmë bardheblutë do të vijojnë rrugëtimin europian në një tjetër kompeticion.

Sfidën e kampionëve të Shqipërisë do mund ta ndiqni ekskluzivisht në “Super Sport 2”, ndërkohë që trajnerët Shehi dhe Jakirovic kanë vendosur formacionet me të cilët do startojnë këtë përballje.

3 ndryshime në formacionin e ekipit tonë krahasuar me humbje e fundit ndaj Dudelange. Vesel Limaj rikthehet pas pezullimit, teksa nga minuta e parë do e nisin edhe Florent Hasani e Klevi Qefalija.

FORMACIONET ZYRTARE

Tirana: Bekaj, Najdovski, Behiratche, Tosevski, Ismailgeci, Hasani, Aleksi, Limaj, Seferi, Qefalia, Xhixha.

Trajner: Orges Shehi

Zrinjski: Condric, Memija, Magdic, Barisic, Corluka, Ticinovic, Jukic, Savic, Kamenar, Jankovic, Bilbija.

Trajner: Sergej Jakirovic

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...