Pas tre ndeshjesh “thatësirë”, Taulant Seferi rikthehet te goli në Ukrainë me fanellën e Vorskla Poltavës. Sulmuesi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 56-të teksa shndërroi në gol një 11-metërsh duke kaluar në avantazhin Vorsklan në sfidën që këta të fundit luanin në transfertë ndaj Lviv. Për ish-lojtarin e Tiranës ky ishte goli numër 12 sezonal, teksa 26-vjeçari konfirmohet si lideri i ukrainasve.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Triumfi me “manita”, Muçi gjen golin e radhës në Poloni
- Tragjedi në Juventus-Sevilla, tifozi ndërron jetë në stadium
- Rinovimi/ Takimi me presidentin, Spalletti zbulon se çfarë ndodhi
- Manchester City, ankohet Guardiola: Na “fiku” Eurovizioni!
Skuadra e Seferit në fund ia doli ta fitonte sfidën me shifrat 0-2 dhe aktualisht mban vendin e gjashtë në renditje me 33 pikë teksa lufton për një vend në Kupat e Europës, ku sigurisht një meritë për ecurinë pozitive të skuadrës i takon edhe sulmuesit të kombëtares.
