Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

VIDEO/ Tjetër hap fals i Arsenal, Tottenham turpërohet në transfertë

Pas disfatës ndaj Everton, Arsenal ndalet edhe në shtëpi me skuadrën e trajnerit Mikel Arteta që nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në Emirates ndaj Brentford. Edhe pse ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Leandro Trossard (goli i parë me Arsenal) në minutën e 66-të, topçinjtë nuk mundën ta menaxhonin atë. Kështu, në minutën e 74-të, Ivan Toney riktheu baraspeshën që realizoi një gol të lehtë me portën e boshatisur pas pasimit të Norgaard.

Në fakt, goli mori disa minuta për t’u konfirmuar edhe nga sistemi VAR pasi pretendohej për një pozicion jashtë loje. Gjithsesi, këtë herë teknologjia nuk shkoi në favor të londinezëve që edhe pse provuan deri në fund nuk ia dolën të fitonin ndeshjen. Pas këtij barazimi, Arsenal ruan vendin e parë të renditjes me 51 pikë, por tashmë Manchester City mund t’i vendosë në presion duke qenë për momentin pesë pikë larg. Nga ana tjetër, Brentford ruan formën pozitive në kampionat me gjashtë ndeshje pa humbje teksa është në vend të tetë me 34 pikë.

Leicester-Tottenham 4-1

Në ndeshjet e tjera, bie në sy disfata e thellë e Tottenham në transfertë ndaj Leicester me rezultatin 4-1. Takimi nisi në mënyrën e duhur për Spurs-at, që kaluan të parët në avantazh me një gol të Rodrigo Bentacur. Gjithsesi, ishte një sinjal i rremë për të besuarit e trajnerit Antonio Conte që në vijim u shkërmoqën duke pësuar dy gola për dy minuta, fillimisht me Mendy dhe Maddison.

Në fundin e pjesës së parë, erdhi edhe goli i Iheanachos që mposhti portierin Forster. Në fraksionin e dytë, shënoi edhe me Barnes në minutën e 81-të duke i dhënë fund shpresave të miqve për një rezultat pozitiv. Pas kësaj disfate, Tottenham mbetet në vend të pestë me 39 pikë ndërsa Leicester ngjitet në kuotën e 24 pikëve, në vend të 13-të.

Sakaq, Wolverhampton fitoi në transfertë ndaj Southampton me rezultatin 1-2. Edhe pse me një lojtar më pak prej minutës së 27-të, “Ujqërit” ia dolën me sukses të përmbysnin golin e Alvarez të realizuar në pjesën e parë, teksa në fraksionin e dytë përfituan nga një autogol i Bednarek dhe goli i Gomez. Pas kësaj disfate, Southampton mbetet në vendin e fundit me 15 pikë ndërsa Wolverhampton është në kuotën e 23 pikëve në vend të 15-të. ndërkaq, Fulham fitoi në shtëpi me rezultatin 2-0 ndaj Nottingham Forest ndërsa Crystal Palace barazoi 1-1 me Brighton.

Renditja e Premier League: 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...