Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Tjetër titull kampion për Milanin, Maldini uron kuqezinjtë e vegjël

Tjetër titull për Milanin. Skuadra U15 është shpallur kampione e Italisë pas suksesit 1-0 ndaj Fiorentinës. Kuqezinjtë e vegjël, të cilët drejtohen nga trajneri Roberto Bertuzzo, triumfuan falë golit të 14-vjeçarit Francesco Camarda.

Sulmuesi i talentuar shfrytëzoi një krosim të kapitenit Emanuele Sala nga krahu i djathtë dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë. Kjo është hera e tretë që Milan U15 fiton titullin kampion në Itali, ndërkohë që pjesë e ekipit është edhe Denzel Seedorf, djali i Clarence.

 

Ndërkohë, Camarda e mbylli sezonin me 22 gola. Sulmuesi i talentuar ka një të ardhme të madhe përpara, teksa ka shënuar 485 gola në 89 ndeshje të luajtura me kuqezinjtë në vitet 2017-2020.

Rreth suksesit të Milanit U15 ka reaguar edhe Paolo Maldini, drejtuesi dhe legjenda e klubit italian, i cili shkruan në rrjetet sociale: “Një tjetër titull kampion. Urime djemve të ekipit U15 që u bënë kampionë të Italisë. Një falënderim i veçantë shkon për trajnerin Bertuzzo dhe stafin e tij. Jam krenarë për ju”.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...