Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ Tottenhami fiton derbin me West Hamin dhe ngjitet në vendin e katërt

Tottenhami kthehet te fitorja pas humbjes në fushën e Leicester City-t dhe këtë e bën në derbin e Londrës përballë West Hamit me rezultati 2-0.

Një sfidë që nuk pati gola gjatë pjesës së parë e që u zhbllokua në minutën e 56-të nga Emerson Royal, që u shërbye nga Davies.

Golin e sigurisë skuadra e drejtuar nga Antonio Conte e shënoi me Son Heung-Min në minutën e 72-të, pas pasimit të marrë nga Harry Kane, 2-0.

Kaq mjaftoi që Spurs-at të kontrollonin me qetësi lojën në minutat e mbetura, duke marrë tri pikë të vyera që i çojnë në kuotën e 42 pikëve, në zonën Champions, duke parakaluar Newcastle.

Nga ana tjetër, West Hami vazhdon të notojë në ujëra të turbullta, me 20 pikë, vetëm dy pikë më shumë se Southamptoni i vendit të fundit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...