Premier League

Video/ “Uragani” Tottenham “mbyt” Leicesterin, Heung-Min Son tregolësh për 13 minuta

Tottenham Hotspur përmbys Leicester City-n dhe fiton me goleadë 6-2 në javën e shtatë të Premier League-s, si dhe ngjitet në vendin e dytë me pikë të barabarta me Arsenalin, 17 (“Topçinjtë” luajnë këtë të diel përballë Brendtfordit).

Ndeshja nisi keq për Spurs-at, që pësoi gol që në minutën e 6-të pasi Tielemans realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Skuadra e Contes reagoi shumë shpejt me finalizimet e Kane dhe Eric Dier.

Gjithsesi, “Dhelprat” reaguan në fundin e pjesës së parë me finalizimin e Maddison.

Gjatë pjesës së dytë, edhe pse Leicesteri ushtroi presion të vazhdueshëm, golat i shënoi Tottenhami: në fillim të pjesës së dytë Bentacour dhe më pas tri herë radhazi i aktivizuari në minutën e 59-të në vend të Richarlison,   Heung-Min Son

Koreano-jugori e shndërroi në tabelë qitjeje portën e “Dhelprave”, që në fundin e sfidës hodhën poshtë gjithë atë mundim për të marrë një rezultat pozitiv.

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency