Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

VIDEO/ Tre gola për tri pikë, M’Gladbach “buzëqesh” pas një muaji

M’Gladbach mposhti 3-1 Stuttgartin dhe rigjeti fitoren në Bundesliga pas tri javësh në të cilat grumbulloi vetëm një pikë. Jonas Hofmann realizoi një gol shumë të bukur në minutën e katërt. M’gladbach u lirua dhe në minutën e 25’ dyfishoi me anë të francezit Marcus Thuram, me Alassane Plea që ishte protagonist me asistent e tij në dy golat e parë të ekipit vendas.

 

Stuttgarti reagoi dhe rihapi takimin falë realizimit të portugezit Tiago Tomas në minutën e 35’. Miqtë tentuan deri në fund barazimin, por në minutat shtesë të takimit erdhi edhe goli i tretë për M’Gladbach, që tundi rrjetën kundërshtare falë një diagonaleje të saktë të Patrick Herrmann.

Festë e madhe për 31-vjeçarin, i cili u fut në fushë vetëm pak sekonda përpara se të shënonte golin e qetësisë. Fitorja e sotme e ka ngjitur M’Gladbach përkohësisht në vendin e shtatë me 19 pikë, ndërsa Stuttgarti mbetet i katërti nga fundi me 11 pikë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...