Bundesliga

VIDEO/ Tre pikë të arta për Bochum, Wolfsburg në krizë totale

Bochum nuk mori asnjë fitore në tre ndeshjet e fundit të vitit 2021 në kampionat, ndërsa sot e ka nisur me tre pikë vitin e ri. Skuadra e ardhur nga një kategori më poshtë, triumfoi 1-0 ndaj Wolfsburgut.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Golin e fitores e realizoi Milos Pantovic në minutën e 65-të. Sulmuesi serb mori një kros nga Holtmann, shfrytëzoi daljen e pasigurt të portierit kundërshtar dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë.

Një fitore shumë e rëndësishme për djemtë e Thomas Reis, të cilët janë ngjitur në vendin e 11-të me 23 pikë, duke qenë pesë pikë mbi zonën e ftohtë, ndërsa “Ujqit” (gjashtë humbjue radhazi) renditën në vendin e 14-të me 3 pikë më pak.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency