Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Tre shqiptarë shënojnë në derbin e “shqiponjave” në Kroaci, ishi i Egnatias jep asist

Derbi i “shqiptarëve” në kampionatin kroat, mes Slaven Belupo dhe Varazdin u fitua nga vendasit.

Skuadra e Arbër Hoxhës fitoi me rezultatin 3-2 në një ndeshje që rezultoi shumë e luftuar dhe të cilën vendasit në fund e mbyllën me dhjetë lojtarë.

Lexo edhe:

Slaven Belupo zhbllokoi sfidën në minutën e 16’ me Strkalj, ndërsa dy minuta më pas Arbër Hoxha shënoi golin e dytë për ekipin e tij, me pasimin e fundit që ia dhuroi ish-mesfushori i Egnatias, Agbekpornu.

Miqtë tentuan të reagonin dhe në minutën e 31’ mbrojtësi Jorgo Pëllumbi ngushtoi diferencën.

Në minutën e 38’ ishte një tjetër shqiptar që do të realizonte, mesfushori Agon Elezi barazoi për Varazdin.

Në minutën e 68’ Slaven Belupo mbeti me dhjetë lojtarë në fushën e lojës, pasi Liber mori kartonin e dytë të verdhë.

Megjithatë miqtë nuk ditën ta shfrytëzojnë superioritetin numerik, përkundrazi në minutën e 82’ Strkalj realizoi golin e tretë dhe të fitores për skuadrën e tij.

Pas javës së 11-të Slaven Belupo renditet në vend të tetë me 12 pikë, teksa Varazdin renditet në vend të pestë me 14 pikë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...