Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

VIDEO/ Triumf emocionues ndaj Zvicrës, Kombëtarja e futsallës si Shqipëria U21

Shqipëria e Futsallës fitoi 3-2 ndeshjen e parë miqësore kundër përfaqësueses së Zvicrës. Në takimin e zhvilluar pasditen e sotme në Parkun Olimpik të Tiranës, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Erind Resuli arritën një sukses fantastik me përmbysje, falë një takimi emocionues dhe të luftuar.

 

Kuqezinjtë e nisën sfidë me këtë formacion titullar: Christiano Da Silva Cardoso, Mentor Mejzini (C), Ermir Kryeziu, Halim Selamaj, Arif Limani. Shqipëria u ndëshkua dy herë në pjesën e parë nga Buckson dhe Lanzendorfer.

 

Por, ekipi shqiptar nuk u dorëzua, luftoi, besoi dhe bëri gjithçka bukur në fraksionin e dytë. Në minutën e 23-të shënoi me anë të Halim Selmanajt. Ndërkohë që 5 minuta para fundit, ishte sërish Selmanaj që barazoi shifrat.

Lexoni edhe:

Në minutën e fundit të ndeshjes, kuqezinjtë arritën të përmbysnin rezultatin falë një autogoli të Buckson. Një fitore me zemër, që tregon rritjen e Shqipërisë në Futsallë.

 

Kombëtarja e futsallës do të luajë edhe një tjetër miqësore të premten, po ndaj Zvicrës. Duel që vjen sërish në SuperSport/DigitAlb. Miqësorja është programuar të luhet po në Parkun Olimpik, prej orës 20:00.

 

Këto dy takime janë shumë të rëndësishme për stafin teknik të Kombëtares së futsallit, që po punon prej kohësh për zbulimin e lojtarëve të rinj për të rinovuar skuadrën para impenjimeve të ardhshme në kompeticione zyrtare.

Lajme të tjera

Legjionarët

Ernest Muçi njihet për golat e bukur që shënon. Sulmuesi i talentuar shqiptar, tundi rrjetën kundërshtare në takimin Piast Gliwice-Legia e Varshavës, sfidë që...

Featured

Shqipëria vazhdon të “shijojë” të tjera suksese në botën e sportit, ndërsa së fundmi flamurin “kuqezi” e ka nderuar Zelimkhan Abkarov. Abkarov fitoi një...

Champions League

Dëmtim i rëndë tek Atletico Madrid. Colchoneros u thyen 3-0 në fushën e Valencias, ndërkohë që Diego Simeone ka humbur edhe shërbimet e Thomas...

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...