Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ Triumf me aromë braziliane, Real përmbys Espanyol dhe i bën “presion” Barcelonës

Pas dy barazimeve radhazi, Real Madrid bën detyrën në Santiago Bernabeu teksa mposhti Espanyol me rezultatin 3-1. Ishin miqtë ata të cilët kaluan të parët në avantazh me anë të Joselu, i cili ndëshkoi ish-skuadrën e tij. Sulmuesi përmbylli një aksion të bukur nga Espanyol duke e dërguar topin aty ku portieri Thibaut Courtois nuk mund të bënte asnjë lëvizje.

Megjithatë, me kalimin e minutave Los Blancos gjetën sërish ritmin e duhur dhe barazuan me anë të Vinicius Junior. Anësori konfirmoi formën e mirë të këtij sezoni teksa shënoi një gol mjaft të bukur në minutën e 22-të teksa depërtoi nga krahu në qendër dhe me një goditje tokazi gjeti fundin e rrjetës.

Lexo edhe:

Gjithsesi, ofensiva e vendasve nuk u dal me golin e barazimit pasi në të 39-tën erdhi edhe goli i përmbysjes. Këtë herë ai që shënoi ishte sërish një brazilian. Militao shfrytëzoi shtatlartësinë dhe pas një harkimi të Tchouamenit mposhti me kokë portierin e Espanjyol, Pacheco.

Kështu me rezultatin 2-1 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, Reali menaxhoi më së miri avantazhin ndërsa në fund pati vend edhe për një gol të Asensio. Në këtë formë, Reali mori një trepikësh shumë të rëndësishëm për kampionatin.

Për momentin kryeqytetasit mbeten në vendin e dytë me 56 pikë, gjashtë pikë më pak se Barcelona kryesuese me katalanasit që kanë një pikë më pak në kaldendar ndërsa kujtojmë se javën e ardhshme luhet El Clasico. Sa i takon Espanyol, skuadra nga Katalonja mbetet në vendin e 13-të me 27 pikë.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...