Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

VIDEO/ Triumf me “manita”, Ajax “flakë” me Heitingan

Ajax vijon formën pozitive me John Heitingën në stolin e skuadrës. “Harkëtarët” regjistruan fitoren e dytë radhazi në Eredivisie, teksa mposhtën me rezultatin e pastër 5-0 Cambuurin në transfertë.

Kampionët në fuqi të Holandës, e nisën menjëherë me vrull takimin dhe i zhbllokuan shifrat pas vetëm 16 minutave lojë me Dusan Tadic pas një aksioni manual. Dominimi vazhdoi edhe për minutat në vijim dhe në të 36’ ishte Steven Berghuis që realizoi.

 

Holandezi realizoi në sfidën e tij të 300-të në kampionatin holandez dhe në këtë rast përfitoi në maksimum nga një asist i Kudus për të ndëshkuar vendasit me kokë. Në pjesën e dytë, Ajax shënoi dhe tre gola të tjerë për të vulosur gjithcka dhe për të fiksuar shifrat në 0-5.

 

Për ‘Harkëtarët’ realizoi përsëri Berghuis, me golin e minutës së 64’ që ishte vërtetë mjaft i bukur. Brian Brobbey i ardhur nga stoli bëri dopietë me finalizimet e minutës së 79’ dhe 90’, me sulmuesin që shkon në kuotën e 10 golave sezonal.

 

Tanimë mund të konfirmohet që Ajax e ka lënë pas momentin negativ dhe do të hedhë sytë drejt kreut të klasifikimit.

 

John Heitinga ka risjellë qetësinë e munguar me fitoren e dytë në po kaq ndeshje në stol, me ‘Harkëtarët’ që shkojnë në 40 pikë në vendin e dytë duke ndezur në maksimum garën për titull, ndërsa Cambuur mbetet më e rrezikuar se kurrë në vendin e 19-të me 12 pikë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...