Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Triumf me përmbysje për Sassuolon, feston më në fund Sampdoria

Sassuolo rigjeti fitoren në Serie A pas dy humbjeve identike ndaj Interit dhe Atalantës, teksa vjen më në fund suksesi i parë sezonal për Sampdorian. Skuadra e Alessio Dionisit triumfoi 2-1 me përmbysje ndaj Hellas Verona.

Ekipi mik kaloi shpejt në avantazh me anë të Federico Ceccherini (2’), por francezi Armand Lauriente riktheu baraspeshën gjysmë ore më vonë. Sassuolo insistoi për golin e fitores, të cilin e gjeti nëpërmjet Davide Frattesit (74’).

 

Sampdoria fitoi 0-1 “finalen” e mbijetesës në fushën e Cremoneses. Vendasit patën një shans të artë për të kaluar në avantazh në minutën e shtatë, por penalltia e ekzekutuar nga Cyriel Dessers u prit nga Emil Audero.

Sampdoria ruajti momentin e vet dhe 12 minuta përpara fundit gjeti golin e shumëpritur me anë të Omar Colley, i cili shfrytëzoi një asist të Manolo Manolo Gabbiadinit, duke i dhuruar ekipit nga Xhenova tri pikët e para në kampionatin italian.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...