Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Triumf me “poker” ndaj Barçës, Reali fiton Superkupën e Spanjës për të 13-ën herë në histori

Real Madrid fiton për të 13-ën herë në histori Superkupën e Spanjës, ndërsa triumfoi me rezultatin 4-1 ndaj Barcelonës në finale, me katalanasit që e mbyllën ndeshjen me dhjetë lojtarë.

Madrilenët diktuan ritmin në pjesën më të madhe të takimit, ndërsa në minutën e 7’ pas asistit të dhuruar nga Bellingham, Vinicius Junior zhbllokoi sfidën dhe vetëm tre minuta më pas, braziliani shënoi edhe golin e dytë për skuadrën e Ancelotti-t.

“Blaugrabat” provuan të reagonin, me Robert Lewandowski-n që realizoi një perlë të vërtetë në minutën e 33’ dhe rihapi sfidën.

Megjithatë vetëm gjashtë minuta më pas, “Los Blancos” fituan penallti pas një ndërhyrjeje të gabuar të Araujo-s, ekzekutimin e së cilës e mori përsipër Vinicius, i cili shënoi dhe bëri “hat-trick”.

Ndërkohë, në minutën e 64’ rrugë drejt rrjetës e gjeti Rodrygo, i cili bëri “poker” për Realin.

Si të mos mjaftonte rezultati, Araujo bën ndërhyrje të gabuar ndaj Vinicius dhe ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë skuadrën e Xavit me dhjetë lojtarë.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 4-1, me Real Madrid që fiton për të 13-ën herë në histori Superkupën e Spanjës, duke iu afrua Barçës, që e ka fituar këtë trofe 14 herë.

Real Madrid-Barcelona (4-1)

Finale, Superkupa e Spanjës

71′-Araujo bën ndërhyrje të gabuar ndaj Vincius dhe merr kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë Barcelonën me dhjetë lojtarë.

64′-Gooool! Aksion i bukur i Real Madrid, Vinicius dhuron asist, Rodrygo e dërgon topin në fundin e rrjetës.

38′-Gooool! Reali fiton penallti pas faullit të shkaktuar nga Araujo, Vinicius Junior shënon nga pika e bardhë e penalltisë dhe që festoi si Cristiano Ronaldo pas golit të tretë.

33′-Gooool! Lojtarët e Realit tentojnë të largojnë topin, që përfundon te Lewandowski, me polakun që realizon një perlë të vërtetë dhe rihap sfidën.

27′-Dalje e bukur e Barcelona-s, Torres provon të gjejë golin, por Lunin reagon mirë dhe e ndal.

12′-Barcelona provon të reagojë, por Torres e dërgon topin në traversë, teksa goditja e Lewandowskit më pas pritet nga Lunin.

10′-Goool! Rodrygo kalon mbrojtjen e Barçës dhe asiston Vinicius, ky i fundit e shtyn topin drejt rrjetës. 

07’-Gooool! Vinicius Junior kalon bukur mbrojtjen e Barcelona-s dhe pas daljes së gabuar të Pena, brazilin ae dërgon topin në fundin e rrjetës dhe zhbllokon “El Clasico-n”.

Nis finalja e Superkupës së Spanjës mes Real Madrid dhe Barcelona-s në “KSU Stadium” në Riyadh.

Spektakël në Riyadh para ndeshjes Real-Barça, “prezantohet” Superkupa e Spanjës

Lexo edhe:

Formacionet zyrtare:

Lajme të tjera

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...