Kombëtare

VIDEO/ Triumf me “tris” për De Biasin, Bjellorusia në “play-out”

Azerbajxhani i Gianni De Biasit fitoi 3-0 ndaj Kazakistanit në Grupin 3 të Ligës C në Nations League, duke e mbyllur në vend të dytë, ndërkohë që përfundoi në barazim 1-1 dueli Sllovaki-Bjellorusi (Zrelak/Bakhar), me bjellorusët që renditën në vend të fundit dhe do të garojën në “play-out”.

 

Azerbajxhani realizoi golat e fitores në pjesën e dytë përballë vendit të parë në grup. Kazakistani mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq (dy kartonë të verdhë të njëpasnjëshëm) Nuraly Alip (36’).

 

Sfida u zhbllokua një autogol i Aleksandr Marochkin (66’), teksa suksesi me “tris” u kompletua nga golat e Filip Ozobic (74’) dhe Anatoli Nuriev (90+1’).

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency