Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

VIDEO/ Triumf me tris, Shqipëria fiton edhe miqësoren e fundit

Shqipëria fitoi 3-1 miqësoren kundër Azerbajxhanit, e fundit përpara nisjes së Euro 2024, kompeticion ku kuqezinjtë e Sylvinhos debutojnë përballë Italisë. Në datën 15 qershor në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Më pas duelet ndaj Kroacisë (19) dhe Spanjës (24). Fantastik Nedim Bajrami me gol dhe asist, ndërkohë që festuan edhe Rey Manaj (asist Naser Aliji) dhe Qazim Laçi.

Në minutat shtesë të takimit të luajtur në Hungari, azerët ia dolën të realizonin golin e nderit.

Miqësore
SHQIPËRI-AZERBAJXHAN 3-1 (Bajrami 12′, Manaj 81′, Laçi 87′ / Gurbanli 90+1′)

90+1′ Gurbanli realizon golin e nderit për Azerbajxhanin.

 

87′ Goditje e fortë e kapitenit Mahmudov, pritje e bukur e Strakoshës.

 

87′ Gooooooooool! Bajrami fantastik dhe altruist, Qazim Laçi në versionin bomber, shënon të tretin për kuqezinjtë.

 

81′ Goooooooool! Aksion shumë i bukur, asist i Alijit, gol i Manajt. 2-0 për Shqipërinë.

 

72′ Gjuan Mahir Emreli, reagon bukur Thomas Strakosha.

 

66′ Provon Rey Manaj, portieri kundërshtar grushton në këndore.

 

55′ Gabon Elseid Hysaj, mundësi e mirë për azerët. Devijon Arlind Ajeti në këndore.

 

46′ Sylvinho vendos të bëjë 4 ndryshime. Aktivizohen Rey Manaj, Naser Aliji, Enea Mihaj dhe Arbër Hoxha.

 

45+1′ Goditje dënimi për Azerbajxhanin në pozicion të rrezikshëm, mbi tra gjuajtja e Emin Mahmudov.

 

40′ Zbritje e bukur e kuqezinjve, e pasaktë goditja e Bajramit.

 

39′ Ekzekutim i bukur i Bajramit, në gatishmëri portieri azer.

 

23′ Rrezik në portën tonë, topi përfundon jashtë.

 

12′ Goooooooool! Goditje e fortë dhe e befasishme e Nedim Bajramit, kuqezinjtë në avantazh.

 

FORMACIONET ZYRTARE

Publikohen formacionet e Shqipëri-Azerbajxhan, miqësorja e fundit e kuqezinjve përpara fillimit të Euro 2024.

Trajneri Sylvinho ka kryer 5 ndryshime krahasuar me miqësoren e fituar 3-0 përballë Lihtenshtejnit katër ditë më parë.

Lexo edhe:

Mes shtyllave rikthehet titullar Thomas Strakosha, ndërkohë që në prapavijë e nisin nga minuta e parë kapiteni Berat Gjimshiti dhe Elseid Hysaj.

Në mesfushë Ylber Ramadani zëvendëson Klaus Gjasulën, ndërkohë që konfirmohen në sulm Armando Broja dhe Jasir Asani. Repart ku ka fituar një fanellë titullari edhe Taulant Seferi.

Shqipëri-Azerbajxhan do të transmetohet live në SuperSport 2 (19:00).

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...