Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Triumfojnë ndaj Malit të Zi, “Shpresat” U21 ndezin festën “KUQEZI”

“Shpresat” ndezin festën “kuqezi” pasditen e kësaj të martë, ndërsa u rikthyen te fitorja, duke triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj Malit të Zi U21 në stadiumin e Egnatias.

Shqipëria U21 mori një fitore bindëse në sfidën e vlefshme për kualifikueset e EURO 2025, ndërsa momentalisht kryeson Grupin E.

“Shqiponjat” U21 diktuan ritmin e këtij takimi, ndërsa zhbllokuan sfidën në minutën e 27’, me kapitenin Medon Berisha që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, penallti e fituar nga Stiven Shpendi.

Në minutën e 39’ Shqipëria mori një “avantazh” të dytë pasi kapiteni i Malit të Zi, Bajovic, mori kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Medon Berishës dhe e ka ekipin e tij me dhjetë lojtarë.

“Kuqezinjtë” vazhduan me sulmet edhe në fraksionin e dytë dhe në minutën e 73’ pas një super asisti nga Rexhepi, Stiven Shpendi dyfishoi avantazhin e ekipit të tij dhe vulosi këtë takim.

Pas kësaj përballjeje Shqipëria numëron tre fitore dhe një humbje në katër ndeshje në kualifikueset e EURO 2025, ndërsa kryeson momentalisht Grupin E me nëntë pikë, teksa Mali i Zi renditet në vend të pestë me tre pikë.

Shqipëri U21- Mali i Zi U21 (2-0)

Kualifikuese EURO 2025

73′-Goooool! Stiven Shpendi godet me klas dhe i jep golin e dytë Shqipërisë, pas asistit të Rexhepit. 

Nis pjesa e dytë e ndeshjes Shqipëri U21-Mali i Zi U21, e vlefshme për kualifikueset e EURO 2025.

Mbyllet pjesa e parë e Shqipëri U21-Mali i Zi U21.

39’-Ndërhyrje e gabuar ndaj Berishës, kapiteni i Malit të Zi, Bajovic merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë skuadrën e tij me dhjetë lojtarë.

27’-Goooool! Ekzekutimin e penalltisë e merr përsipër kapiteni i Kombëtares U21, Medon Berisha realizon dhe feston me shqiponjë.

26’-Stiven Shpendi ishte shumë pranë golit, por Gjelaj bën ndërhyrje të gabuar në zonë dhe shkakton penallti.

11′-Stiven Shpendi shumë pranë golit, e godet topin me kokë, por nuk ia del të gjejë rrugën drejt rrjetës.

Nis ndeshja Shqipëri U21-Mali i Zi U21 në stadiumin e Egnatias, sfidë e vlefshme për kualifikueset e EURO 2025.

Formacioni i Shqipërisë U21: 

Lexo edhe: 

Ndeshja mes Shqipërisë U21 dhe Malit të Zi U21 nisi në orën 14:30 dhe po transmetohet në SuperSport2.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...

La Liga

Valencia ndal Realin e Madridit në “Mestalla” në një barazim 2-2, ku protagonisti kryesor i ndeshjes bëhet gjyqtari Gil Manzano. Po luhej minuta e...