Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/Trossard shtang “Anfield” me tregolësh, “perla” e Gallagher i jep fitoren Chelsea-t

Debutim mjaft pozitiv për Roberto De Zerbin në pankinën e Brighton, që ia doli të marrë një pikë në “Anfield Road”, përballë Liverpoolit, falë barazimit spektakolar 3-3. Trossard ishte protagonisti kryesor i “pulëbardhave”, pasi shënoi dy herë brenda pak minutash, duke shtangur të besuarit e Klopp, megjithatë Liverpool ia doli të shënojë dy herë me Firminon e më pas falë autogolit të Webster, gjeti avantazhin.

Megjithatë nuk ishte e thënë që “the reds” të merrin tre pikët, pasi Trossard shënoi sërish në portën e Alisson, duke i dhënë një pikë Brightonit dhe duke marrë me vete topin e ndeshjes.

Debuton me fitore në kampionat, në stolin e Chelseat edhe Graham Potter, që u shpëtua nga një supergol i Gallagher në minutën e 90’. Pas një avancimi të Pulisic, topi shkoi te mesfushori i talentuar, që lëshoi një të djathë për të dërguar sferën në trekëndëshin e portës së Crystal Palace.

Rreth 20 minuta në fushë edhe për Armando Brojën, që nuk arriti të lërë gjurmë, pasi mbrojtja e skuadrës vendase ishte e ngjeshur mbrapa, duke mos lënë hapësira.

Në sfidat e tjera, Everton triumfoi me përmbysje 1-2 në transfertën ndaj Southampton, ndërsa Newcastle mori tre pikët falë suksesit 1-4 ndaj Fulham, me këta të fundit që luajtën për më shumë se 80 minuta me një lojtar më pak.

Liverpool – Brighton 3-3 (Firmino 33′, 54′, Webster (aut.) 63’/Trossard 4’, 18′, 83′)

83′ – Përgjumje e mbrojtjes së Liverpoolit, Trossard barazon 3-3.

63′ – Përmbyset rezultati në “Anfield”, Webster i pafat, devijon drejt portës së tij topin e goditur nga Diaz, 3-2.

54′ – Aksion [për manual i Liverpoolit, Diaz pasion për Firminon, që pasi shmang një kundërshtar, shënon me lehtësi, 2-2. 

33′ – Sulm i shpejtë i Liverpool, me Salah që shërben për Firminon, i cili e ka të lehtë të  shënojë me portën e boshatisur. Pas rishikimit të aksionit në VAR, konfirmohet goli dhe Liverpool rihap ndeshjen.

18’ – Tjetër zbritje e shpejtë e Brighton, që gjen edhe golin e dytë me Trossard, pas një kombinimi mjaft të bukur. Komplikohet gjithçka për “the reds”…

4 ‘ Nisje perfekte e aventurës në Premier League, për trajnerin italian De Zerbi, pasi Brightonit i kanë mjaftuar vetëm 4 minuta që të vendosë heshtjen në “Anfield Road”. Trossard ndëshkon Liverpoolin

Crystal Palace – Chelsea 1-2 (Edouard 8’/ Aubameyang 38′, Gallagher 90′)

90′ – Përmbyset 1-2 rezultati pas një goli fantastik të Gallagher nga jashtë zonës. Meritë edhe e Pulisicit, që dribloi disa mbrojtës, por t’i dhënë mundësinë e goditjes shokut të tij të skuadrës. 

38′ – rikthen baraspeshën Chelsea, pas një goli mjaft të bukur të Aubameyang, i cili merr një pasim nga Thiago Silva dhe rrotullohet mirë në zonë, duke ndalur topin në rrjetë…

8′ – Edouard i jep avantazhin vendasve, pasi shfrytëzon një krosim të ardhur nga krahu. Nis me gol të pësuar ,aventura e Potter në stolin e Chelsea-t në Premier League…

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...