Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

VIDEO/ Turqia nuk fal në premierë, Gjeorgjia debuton me humbje në Europian

Turqia e nis me fitore Europianin, me skuadrën e Montella-s që triumfoi 3-1 ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen e zhvilluar në “Singal Iduna Park” për llogari të grupit F.

Turqia ia doli për të marrë maksimumin, por në fushën e lojës asgjë nuk ishte e thjeshtë edhe pse përballë ishte skuadra e vetme debutuese e Euro2024, por Gjeorgjia meriton vlerësimet maksimale për paraqitjen e bërë.

Mert Muldur kaloi në avantazh turqit në minutën e 25-të me një supergol nga distance, një goditje që nuk i dha asnjë mundësi reagimi portierit Mamardashvili.

Dy minuta më pas, Turqia realizoi edhe golin e dytë me Yildiz, por në fund u vlerësua i parregullt.  Pavarësisht këtij moment, Gjeorgjia nuk u dorëzua dhe reagoi duke ndryshuar ritmin e ndeshjes dhe gjeti golin e barazimit me Mikautadze. Sulmuesi 23-vjeçar përfitoi nga një pasiguri në portën e Gunok dhe shënoi golin e historisë për kombëtaren e tij.

Pjesa e dytë ishte tepër e luftuar, me raste dhe ritëm nga të dyja skuadrat, teksa Arda Guler tregoi të gjithë potencialin e tij, klasin dhe saktësinë në minutën e 65-të duke rikthyer në avantazh Turqin, teksa në krahun tjetër, ekipi Sagnol nuk u dorëzua dhe kërkoi të shfrytëzonte të gjitha mundësit.

Por, goli rezultoi një mision i pamundur, ndikuar këtu edhe nga mungesa e fatit në minutat e fundit, teksa në minutën e shtatë të shtesës, pas një goditje nga këndi ku Mamardashvili la portën bosh me shpresën për të ndihmuar skuadrën e tij, krijoj habitatin e duhur për Kerem Akturkoglu që shfrytëzoi momentin dhe hapësirën për të realizuar edhe golin e tretë.

Në fund 3-1 dhe Turqi e nis mbarë EURO2024, ndërsa në krahun tjetër, Gjeorgjia nuk ia doli në ndeshjen debutuese, por tregoi karakter dhe dëshirë.

Turqi-Gjeorgji (3-1)

EURO 2024

90+7’-Goool! Akturkoglu shfrytëzon daljen e Mamardashvilit dhe të gjithë mbrojtjes së Gjeorgjisë dhe e dërgon topin në rrjetë, duke i dhënë golin e tretë Turqisë.

66’-Gooool! Arda Guler realizon super gol dhe rikthen Turqinë në avantazh.

32’-Goool! Mikautadze shënon për Gjeorgjinë, barazohet sfida.

25’-Goool! Muldur gjen rrugën drejt rrjetës dhe kalon Turqinë në avantazh.

Lexo edhe:

Formacionet zyrtare:

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....