Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ U fut vetëm për penalltinë, gabimi i Bonuccit fatal për Fenerbahcen

Fenerbahce pësoi një eliminim të dhimbshëm nga Olympiacosi në çerekfinalet e Conference League. Skuadra greke avancoi mes katër skuadrave më të mira falë goditjeve të penalltive.

3-3 ishte rezultati i përgjithshëm i dy dueleve, teksa lotarinë nga pika e bardhë e fitoi ekipi nga Pireu. Që iu fal tri pritjeve të Konstantinos Tzolakis për t’u kualifikuar.

Lexo edhe:

Portieri 21-vjeçar grushtoi goditjet e Dusan Tadic, Cengiz Under dhe Leonardo Bonuccit. Pikërisht ky i fundit, i njohur si gjuajtës i mirë i penalltive, u fut në fushë në minutën e 120+2’.

Conference League, njihuni me duelet e fazës gjysmëfinale

Thjesht për të goditur penalltinë, por dështoi duke mos arritur të mposhtte “gardianin” grek. Gafë që rezultoi fatale, pasi Olympiacosi nisi festën pas gabimit të mbrojtësit italian.

Dy gjysmëfinalet e Conference League janë Aston Villa-Olympiacos dhe Club Brugge-Fiorentina. Takime që do t’i ndiqni në SuperSport/DigitAlb.

Lajme të tjera

Kombëtare

Trajneri Sylvinho analizoi barazimin 2-2 të Shqipërisë përballë Kroacisë në Hamburg, ku preku disa tema të ndryshme. “Mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Futboll

Kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, ka pasur këtë të hënë, përpara seancës së dytë stërvitore në Atlanta të “Albicelestes”, e cila po...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...