Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ Kapiteni i Chelsea-t debaton me tifozët pas humbjes ndaj Arsenalit

Ndeshja me Arsenal duhet t’i ketë dhembur shumë skuadrës së Chelsea-t, e cila u mund me rezultatin 2-4. Pjesa e parë u mbyll me barazimin 2-2, me golat që për “The Gunners” i realizuan Nketiah në minutën e 13’ dhe Smith Rowe në minutën e 27’. Teksa për “blutë” shënuan Werner në minutën e 17’ dhe Azpilicueta në minutën e 32’.

Megjithatë fraksioni i dytë do të vuloste gjithçka, kur djemtë e Mikel Artetës do të realizonin edhe dy gola të tjerë me Nketiah në minutën e 57’ dhe Saka që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 90+2 dhe siguroi fitoren me “poker”.

Ky rezultat nuk është pritur aspak mirë qoftë tifozeria e Chelsea-t, por as nga lojtarët. Pas përfundimit të kësaj ndeshje tifozët kanë shpërthyer në ofendime ndaj skuadrës, gjë e cila nuk është pritur aspak mirë nga një prej yjeve të “bluve”, Cesar Azpilicueta. Spanjolli është filmuar duke u përplasur me fjalë me një prej tifozëve, dhe shumë i acaruar nga çfarë po dëgjonte. 32-vjeçari ka shkuar shumë afër tifozit dhe duken folur me tone të larta.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...