Futboll

(VIDEO) U përplas me autobuzin, ish-futbollisti i Napolit nuk ia del/ Mjekët japin lajmin e rëndë

Freddy Rincon, ish-lojtar i Napolit dhe Real Madrid nuk ia ka dalë t’i mbijetojë aksidentit të frikshëm të tre ditëve më parë duke ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit. Ish-futbollisti teksa udhëtonte me makinën e tij në qytetin e Cali kur u përplas me një autobuz ndërsa goditja rezultoi fatale për 55-vjeçarin.

Ish-kapiteni i kombëtares së Kolumbisë, iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kirurgjikale, mirëpo trauma e marrë në kokë pati dëme të pariparueshme për Rincon, edhe pse “bluzat e bardha” luftuan deri në fund për ta shpëtuar.

Së bashku me Rincon në makinë ishin edhe katër persona të tjerë, por për fat ata së bashku edhe me shoferin e autobuzit nuk patën pasoja të rënda shëndetësore.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency