Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ “Ul pagën k….”, tifozët e Barcelonës sulmojnë mesfushorin

Pavarësisht një merkatoje mjaft premtuese, problemet ekonomike te Barcelona vijojnë të jenë evidente dhe klubi katalan nuk po arrin të regjistrojë të gjithë lojtarët me të cilët ka firmosur këtë verë.

Planet e katalanëve janë komplikuar nga futbollistët që janë jashtë planeve të klubit, por që deri tani nuk kanë pranuar të largohen, teksa një ndër ta është pikërisht Frenkie De Jong, i cili ndiqet me interes nga Chelsea dhe Manchester United.

Mesfushori holandez është një nga ata që ka pagë të majme te Barcelona, teksa pikërisht për këtë është sulmuer nga tifozët ndërkohë që po i drejtohej qendrës stërvitore të klubit paraditen e sotme.

“Ul pagën, ku…” dëgjohet të thërrasin tifozët ndaj De Jong, i cili ka injoruar thirrjen dhe është drejtuar për nga parkingu i qendrës stërvitore. Ndërkohë, po sot, në Barcelonë kanë mbërritur menaxherët e De Jong dhe Martin Braithwaite, të cilët pritet të ulen me presidentin Laporta për të vendosur për të ardhmen.

Gjasat janë që në orët e ardhshme të ketë një marrëveshje për largimin e të dyve, me holandezin që duket i destinuar drejt Premier Leagues dhe danezin që mund të firmosë ndërprerjen e kontratës, për të vendosur vetë të ardhmen

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...