Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

VIDEO/ Union Berlin “presion” kreut, Leverkusen i pandalshëm

Union Berlin bën detyrën në shtëpi në Bundesliga, ndërkohë që vazhdon forma e mirë e Bayer Leverkusen. Skuadra kryeqytetase, mposhti 3-0 Stuttgartin e vendit të fundit. Ekipi mik rezistoi vetëm një pjesë.

Unioni nuk u përmbajt në fraksionin e dytë të takimit, duke shënuar me Sheraldo Becker, Kevin Behrens dhe Genki Haraguchi (autogol). Suksesi i dytë radhazi shtëpiak dërgon skuadrën e Fischer në kuotën e 51 pikëve.

Me të njëjtin rezultat triumfoi edhe Bayer Leverkusen në fushën e Schalke 0-4. Jeremie Frimpong, Florian Wirtz dhe Sardar Azmoun shënuan në pjesën e dytë, duke i dhuruar “Aspirinave” fitoren e katërt radhazi në kampionat.

Lexo edhe:

Zona Champions League është 7 pikë larg për skuadrën e Xabi Alonsos. Ndërkohë, Schalke 0-4 rikthehet te humbja pas 8 javësh.

Barazim 2-2 mes Wolfsburgut dhe Augsburgut, përballje ku Mërgim Berisha realizoi golin e dytë për miqtë, i nënti sezonal në Bundesliga. Freiburg ngeci në një barazim 1-1 përballë Hertha Berlin (Grifo/Ngankam).

Mainz ishte befasia e madhe, pasi fitoi 0-3 në fushën e Leipzigut (Ingvartsen, Ajorque, Kohr). Dita e shtunë do të mbyllet për supersfidën Bayern Munchen-Borussia Dortmund. Der Klassiker do të transmetohet në SuperSport 2 (18:30).

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...