Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

VIDEO/ Unioni fiton derbin, Berisha s’i mjafton Augsburgut. Fullkrug “ringjall” Werderin

21 gola në pesë ndeshjet e Bundesligës gjermane. Union Berlin fitoi 0-2 derbin e kryeqytetit përballë Herthas, duke siguruar suksesin e tretë radhazi në kampionat.

Danilho Doekhi dhe Paul Seguin shënuan golat e fitores për Union Berlin, që arriti triumfin e pestë radhazi përballë rivalëve të qytetit mes kampionatit dhe Kupës së Gjermanisë.

M’Gladbach rigjeti fitoren pas dy humbjeve radhazi. Skuadra e Daniel Farke mposhti 1-4 Hoffenheimin (Ilhas Bebou). Jonas Hofmann shënoi dy gola, ndërsa “pokeri” u plotësua nga rrjetet e kapitenit Lars Stindl dhe Hannes Wolf.

Mërgim Berisha shënoi sërish (goli i pestë në kampionatin gjerman), por goli i lojtarit me origjinë shqiptar nuk i shërbeu Augsburgut të merrte pikë në transfertën ndaj Freiburgut, sfidë që u humb 3-1.

24-vjeçari ekzekutoi saktë një penallti në minutën e 29’ duke barazuar përkohësisht rezultatin, por vendasit siguruan tri pikë të rëndësishme falë golave të Michael Gregoritsch, Lucas Holer dhe Philipp Lienhart.

Werder Bremen iu fal dygolëshit të Niclas Fullkrug për të thyer 2-1 Wolfsburgun (Kevin Paredes). Die Werderaner u rikthyen te fitorja pas katër humbjeve radhazi. Feston edhe Mainz, që shkatërroi në shtëpi 5-2 Bochumin, ndeshje ku shkëlqeu Karim Onisiwo me tre gola.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...