Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ United e mbyll me nder kampionatin në Old Trafford, Ronaldo barazon sezonin 2008-2009

Manchester United triumfoi me rezultatin 3-0 në Old Trafford përballë Brentford. Djajtë e Kuq u shfaqën të përqëndruar dhe nuk lëshuan terren ndaj kundërshtarëve ndërsa në ndihmë iu erdhi edhe një gol i herët i shënuar nga Bruno Fernandes në minutën e nëntë. Ndërkaq, një tjetër episod për t’u veçuar në fraksionin e parë ishte edhe një gol i anuluar në dëm të Cristiano Ronaldos për një pozicion të parregullt.

Gjithsesi, në 45-minutëshin e dytë, portugezi gjeti rrugën e rrjetës teksa fitoi një penallti të cilën e shndërroi vetë në gol. Ky ishte realizimi numër 18 në këtë sezon për 37-vjeçarin duek barazuar numrin e golave të shënuar po me United në sezonin 2008-2009, para se të transferohej te Real Madrid.

Sakaq, festës së golave iu shtua edhe Rafael Varane, i cili realizoi në minutën e 72-të pas zhvillimit të një goditje këndi dhe në zonë devijoi saktësisht topin në rrjetën e kundërshtarëve ndërsa për francezin ky ishte goli i parë me fanellën e United.

Ndërkohë, deri në përfundimin e ndeshjes rezultati nuk pësoi më ndryshim me Manchester United që shkon në kuotën e 58 pikëve dhe mban vendin e gjashtë, ndërsa të paktën matematikisht “Djajtë e Kuq” kanë ende shpresë për të prekur vendin e katërt.

Nga ana tjetër, United e mbyll me “kokën lart” sezonin aktual sa i takon ndeshjeve në shtëpi, pasi dy sfidat e fundit në Premier League i luan në transfertë përballë Brighton dhe Crystal Palace dhe në Old Trafford mund të rikthehen vetëm në sezonin e ardhshëm, aty ku pritet të ketë shumë “fytyra” të reja.

Sa i takon Brentford, The Bees mbajnë vendin e 14-të në klasifikim me 40 pikë dhe aktualisht janë të shkëputur nga zona e ftohtë e tabelës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...