Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

VIDEO/ United konteston golin e pësuar, kundërshtarin e ndihmoi dora

Manchester United rezervoi një surprizë të hidhur mbrëmjen e së premtes për tifozët e saj anembanë botës. Djajtë e Kuq u eliminuan në raundin e 1/16-tave nga FA Cup, teksa ajo që rëndon edhe më shumë të besuarit e trajnerit Ralf Rangnick lidhet me faktin se përballë ishte një skuadër e Championship, Middlesbrough.

Në fakt, 90-minutat u mbyllën me rezultatin e barabartë 1-1, ndërsa koha shtesë nuk kishte emocione për t’u veçuar dhe në këtë formë skuadrat iu drejtuan 11-metërshave, aty ku miqtë u treguan më të saktë.

Megjithatë, pas sfidës, ka pasur kontestime nga ana e United mbi golin e pësuar në minutën e 64, teksa para se topi të përfundonte në rrjetë u prek me dorë nga Watmore. Në fakt, devijimi i sferës me dorë ishte vendimtar për vijimin e aksionit, por sërish arbitri dhe sistemi VAR nuk ndërhynë duke e konsideruar një prekje të pavullnetshme.

Tashmë, me mënyrëm si përfundoi sfida, ky episod në golin e Middlesbrough është shndërruar në një diskutim të gjerë në ishull, ndërsa mosndërhyrja e teknologjisë cilësohet si e pakuptimtë.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...