Connect with us

Hi, what are you looking for?

Carabao Cup

VIDEO/ United me një këmbë në finale, Dembele kualifikon Barcelonën

Manchester United reagoi pas humbjes ndaj Arsenalit. Skuadra e Erik ten Hag fitoi 0-3 gjysmëfinalen e parë të EFL Cup ndaj Nottingham Forest në transfertë, sfidë që u vendos në pjesën e parë.

 

Marcus Rashford zhbllokoi takimin në minutën e gjashtë pas një inkursioni nga mesi i fushës, duke barazuar rekordin e Carlos Tevez me gjashtë gola në këtë kompeticion në sezonin 2008/2009.

 

Vendasit barazuan sfidën në minutën e 23’ falë golit të Sam Surridge, por VAR-i e anuloi për pozicion të parregullt. De Gea kreu një pritje fantastike ndaj Scarpa (27’), ndërkohë që Wout Weghorst (45’) shënoi golin e dytë për United dhe të parin për të me skuadrën e re.

 

Djemtë e Ten Hag goditën traversën me Christian Eriksen (54′), ndërkohë që Bruno Fernandes shënoi golin e tretë për ekipin e Ten Hag një minuta përpara fundit, duke e kthyer në formalitet duelin e kthimit në “Old Trafford”.

 

Ndërkohë, Barcelona iu fal golit të Ousmane Dembele (52’) për të thyer 1-0 Real Sociedad dhe për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit. Skuadra baske luajti me dhjetë lojtarë që prej minutës së 40’ pas daljes me të kuq të Brais Mendez.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...