Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

VIDEO/ United thyen Cityn në finalen e FA Cup, festë e kuqe në “Wembley”

Festë e kuqe në “Wembley”, aty ku Manchester United fitoi 2-1 përballë Manchester Cityt finalen numër 143 të FA Cup. Një derbi i zjarrtë dhe tepër i luftuar, me “Djajtë e Kuq” që e mbyllën në mënyrë të shkëlqyer një sezon plot vështirësi.

Dy 19-vjeçarët Garnacho dhe Mainoo shënuan në pjesën e parë, gola që rezultuan vendimtarë për suksesin e jashtëzakonshëm të ekipit të Ten Hag.

 

Vonë u “zgjuan” Citizens, me golin e Dokut dy minuta nga fundi që thjesht bëri më dramatike dhe emocionuese minutat shtesë.

Në fund festë “djajsh” në kryeqytetin anglez, me United që siguroi trofeun e kompeticionit më të vjetër në planet për herë të 13-të në histori. Një më pak se rekordmenët e Arsenalit.

Finalja e FA CUP

CITY-UNITED 1-2 (Doku 87′ / Garnacho 30′, Mainoo 39′)

87′ Gjuan Doku, Onana i pavëmendshëm. Rihapet finalja.

 

64′ Tjetër mundësi e mirë për Alvarez, topi përfundon jashtë.

 

61′ Provon edhe Alvarez, mbi tra goditja e argjentinasit.

 

59′ Walker “shkarkon” të djathtën, fantastik reagimi i portierit Onana.

 

39′ Aksion fantastik i Manchester United, 19-vjeçari Kobbie Mainoo kalon ekipin e Ten Hag në avantazh të dyfishtë.

 

38′ Nuk vlen goli i Rashford, pasi Garnacho u nis në pozicion të parregullt.

 

30′ Gafë në prapavijën e Citizens, Garnacho përfiton dhe kalon United në avantazh. 

 

9′ Kombinime të bukura mes lojtarëve të United. Gjuan Garnacho, pret pa probleme Ortega.

 

1′ Erling Haaland rrëzohet në zonë. Lojtarët e Cityt dhe trajneri Guardiola pretendojnë për për penallti. Kryesori Madley vijon lojën.

 

FORMACIONET ZYRTARE

Publikohen formacionet e finales së FA Cup. Manchester City dhe Manchester United do të përballen mes tyre në një derbi emocionues në mitikun “Wembley”. Pep Guardiola dhe Erik ten Hag kanë zgjedhur titullarët e finales së kompeticionit futbollistik më të vjetër në planet.

Lexo edhe:

United kërkojnë suksesin e 13-të për t’u afruar me rekordmenët e Arsenalit (14 trofe). Nga ana tjetër, Citizens, kampionët në fuqi, kanë fituar 7 herë FA Cup. Derbi City-United do të transmetohet live në SuperSport 2, duke nisur prej orës 16:00.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....