Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Uruguai fiton me Ganën por nuk mjafton, golavarazhi dënon amerikano-latinët

Uruguai fitoi me rezultatin 2-0 në ndeshjen e fundit të Grupit H teksa mposhti Ganën. Megjithatë, ky sukses nuk i mjaftoi amerikano-latinëve për të kaluar më tej edhe pse e mbyllën grupin me pikë të barabarta, 4, me Korenë e Jugut teksa vendimtar u bë golavarazhi me koreanojugorët që kishin shënuan më shumë. Në këtë formë, zhgënjimi ishte i madh te Suarez me shokë teksa duhet ta shohin nga shtëpia pjesën e mbetur të edicionit në Katar.

Sa i përket kronikës së ndeshjes, ajo nisi me Ganën si skuadra që pati mundësinë e artë për të kaluar në avantazh teksa në minutën e 16-të, Kudus fitoi një 11-metërsh pas kontaktit me portierin Rochet. Në fakt, fillimisht u akordua pozicion jashtë loje, por me ndërhyrjen e VAR, arbitri gjerman Siebert akordoi penallti. Nga pika e bardhë u paraqit A.Ayeë por në fund gaboi dhe shpërdoroi me Rochet që priti. Në atë moment, Uruguai u “zgjua” dhe reagoi duke kërcënuar me anë të Darëin Nunez ndërsa goli nuk vonoi dhe në të 26-tën, De Arrascaeta shënoi me portën e zbrazur pasi më parë goditja e Suarez ishte devijuar nga portieri Ziki. Vrulli i Uruguait vijoi dhe pesë minuta më pas, amerikano-latinët dyfishuan sërish me të njëjtin autor, por në ndryshim nga goli i parë, këtë herë De Arrascaeta realizoi një gol spektakolar.

Në fraksionin e dytë, Uruguai pretendoi për një penallti pas një kontakti në zonë mes Nunez dhe Amartey, por edhe pas konsultimit me VAR, arbitri gjerman vijoi lojën duke i qëndruar besnik vendimit që mori në fushë. Minutat e fundit u bënë shumë emocionuese me Uruguain që pasi mësoi se Korea e Jugut kishte përmbysur Portugalinë, u hodh e gjitha në sulm por nuk ia doli të shënonte golin vendimtar edhe pse rastet nuk munguan.

Në fund, si Uruguai dhe Gana janë të detyruara t’i japin lamtumirën kompeticionit.

Ganë-Uruguai 0-2

Kronika e ndeshjes:

57′ Uruguai pretendon për penallti pas kontaktit në zonë mes Nunez dhe Amartey, loja vazhdon por VAR ndërhyn. Në fund arbitri Siebert vijon rregullisht lojën

31′ Sërish i njëjti autor, De Arrascaeta shënon në mënyrë spektakolare

26′ Goooool! Uruguai ndëshkon Ganën, Suarez godet dhe më pas është De Arrascaeta që shtyn topin në rrjetë

23′ Shansi i artë për Nunez, goditja e sulmuesit largohet nga Salisu kur po i drejtohej rrjetës

21′ Gana humbet shansin e artë, A. Ayew gabon 11-metërshin

16′ Kudus rrëzohet në zonë pas një kontakti me portierin Rochet, fillimisht akordohet pozicion jashtë loje, por më pas VAR ndryshon vendimin e arbitrit gjerman Siebert. Penallti për Ganën

 

 

 

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...