Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Uruguai ndalet nga shtyllat, Koreja e Jugut “rrëmben” një pikë

Nuk ka fitues në Urugui-Koreja e Jugut, takimi i parë i grupit H në Botërorin Katar 2022. Dy skuadrat luftuan, duelet e forta dhe rastet për gol nuk munguan, teksa në fund pati “paqe”.

Uruguai u ndal dy herë nga shtylla në “limitet” e çdo pjese me anë të kapitenit Diego Godin dhe Federico Valverdes, mesfushorit të Realit, i cili ishte afër realizimit të një eurogoli.

Heung-Min Son ishte rrezik konstant për Uruguain, kapiteni u rikuperua dhe zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, teksa rastin më të pastër për aziatikët e pati Ui-Jo Hwang (34’), i cili humbi një penallti në lëvizje.

Aktivizimi i Edinson Cavanit, ndryshoi ritmin e ndeshjes, dy herë kampionët e botës kërkuan golin e fitores në minutat e fundit, por Koreja e Jugut rezistoi dhe e meritoi plotësisht pikën e marrë.

Kupa e Botës
Katar 2022
Grupi H

URUGUAI-KOREJA E JUGUT 0-0

Kronika e ndeshjes:

 90′ Koreja e Jugut rrezikon me Son, por ylli i Tottenhamit nuk arrin të dërgojë topin në rrjetë.

 

 89′ Shtylla shpëton përsëri Korenë e Jugut. “Predhë” e Federico Valverdes, topi në shtyllë!

 

 87′ Cavani aktiv në kërkim të golit, por gjuajtja me kokë e “El Matador” del jashtë.

 

 81′ Edinson Cavani rikuperon një top dhe pason për Nunez. Gjuajtja e sulmuesit të Liverpoolit përfundon ngjitur me shtyllën.

 

 77′ Gue-Sung Cho tenton të befasojë portierin e Uruguait me një goditje të menjëhershme, por nuk ka saktësinë e duhur.

 

 63′ Dalje e shpejtë e Uruguait. Darwin Nunez marshon drejt portës kundërshtare, driblon dy kundërshtarë, por nuk pason.

 

 53′ Koreja e Jugut pretendon për penallti pas një goditjeje nga këndi, arbitri kryesor vazhdon lojën, duke mos e cilësuar faull kontaktin mes Bentancur dhe Jin-Su Kim.

 

 43′ Diego Godin kërcen më lart se të gjithë, gjuajtja me kokë e kapitenit të Uruguait ndalet në shtyllë!

 

 39′ Sërish Koreja në sulm, që kërcënon me gjuajtjen në formë krosi të In-Beom Hwang.

 

 34′ Shansi më i mirë i ndeshjes! Aksion i bukur i Koresë së Jugut, Ui-Jo Hwang del i lirë përballë Rochet, por gjuajtja e sulmuesit të Olympiacosit përfundon jashtë.

 

 27′ Mathias Olivera rikuperon një top dhe marshon drejt portës kundërshtare, por pasimi nuk është i saktë. Kim, shoku i ekipit te Napoli, eviton rrezikun.

 

 22′ Rrezikon sërish Uruguai, por Darwin Nunez nuk ia del të devijojë topin në portën koreane.

 

 19′ Pasim i gjatë i Gimenez, Valverde e stopon bukur dhe gjuan menjëherë, topi mbi tra.

 

Uruguai dhe Koreja e Jugut janë gati për Botërorin Katar 2022. Në orën 14:00 do të nisë përballja e parë e grupit H që do të zhvillohet në “Education City Stadium” – me një kapacitet prej 44.667 tifozësh – teksa dueli tjetër i këtij grupit është ai mes Portugalisë dhe Ganës (17:00).

Dy herë kampionët e botës, rreshtohen në fushë me skemën 4-1-2-3. Diego Alonso ka zgjedhur Luis Suarez në majë të sulmit. “El Pistolero” do të mbështetet nga Darwin Nunez dhe Facundo Pellistri, 20-vjeçari i Manchester United.

Edinson Cavani do e fillojë nga stoli Kupën e Botës së katërt. Matias Vecino luan përpara mbrojtjes, që në qendër ka dyshen e përhershme Diego Godin-Jose Maria Gimenez, ndërsa më të avancuar se mesfushori i Lazios do të jenë Federico Valverde dhe Rodrigo Bentancur.

Kombëtarja aziatike përgjigjet me skemën 4-2-3-1. Kapiteni Heung-Min Son ia ka dalë të rikuperohet dhe do e nisë ndeshjen si titullar në krahun e djathtë të sulmit, ndërkohë që në majë është zgjedhur Ui-Jo Hwang, 30-vjeçari i grekëve të Olympiacosit.

FORMACIONET ZYRTARE

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...