Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Uzuni i pandalshëm në Spanjë, “merr për dore” Granadën me një tregolësh

Myrto Uzuni udhëheq Granadën në suksesin e tretë të kampionatit teksa mposhtën Villareal B me rezultatin 3-0. Të tre golat e sfidës u shënuan nga ana e sulmuesit të kombëtares i cili në fakt hapi shumë shpejt llogaritë e takimit. Që në minutën e parë, beratasi konkretizoi një asist të Jose Maria Callejon ndërsa edhe pas konfirmimit të VAR, goli u konsiderua i rregullt.

Pas dhjetë minutave lojë, sërish Uzuni që bëhet protagonist. Këtë herë ish-lojtari i Ferencvaros fiton një 11-metërsh pasi kalon portierin ndërsa e merr vetë përgjegjësinë e ekzekutimit dhe në fakt nuk gabon duke dërguar rezultatin në shifrat 2-0.

Po në pjesën e parë të lojës, Uzuni pati edhe një tjetër shans për të shënuar tripletën, teksa lëvizi mirë në zonë por nuk pati shënjestrën e duhur në fund.

Gjithsesi, në fraksionin e dytë, do të vinte edhe goli i tretë për lojtarin shqiptar që shënoi një tjetër penallti. Në fund, festa me të dashurën e tij që kishte ardhur për ta ndjekur nga shkallët e stadiumit.

Granada triumfoi me rezultatin e pastër 3-0 falë liderit Uzuni, teksa për sulmuesin ishte goli numër katër në tre ndeshje të Segunda Division. Me tre fitore në tre ndeshje, Granada mban vendin e parë të klasifikimit ndërsa synon të ngjitet menjëherë në elitë sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Futbollisti i kombëtares së Çekisë, Michal Sadilek nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet e Euro 2024, dhe arsyeja është e pazakontë!...