Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

VIDEO/ Uzuni rikthehet te goli, shpejtësia dhe shënjestra s’e lënë në baltë sulmuesin

Uzuni i pandalshëm
Uzuni i pandalshëm

Myrto Uzuni rikthehet te goli pas katër ndeshjesh në LaLiga 2. Sulmuesi i kombëtares realizoi golin numër 21 në këtë sezon teksa shënoi të dytin për Grandaën në ndeshjen që këta të fundit fituan në shtëpi ndaj Las Palmas me rezultatin 2-1. Në minutën e 41-të, 27-vjeçari u shkëput bukur nga mbrojtësit kundërshtarë teksa ishte i pakapshëm duke shfrytëzuar shpejtësinë që e karakterizon.

Në duelin një për një me portierin kundërshtar, Uzuni nuk fali dhe tundi rrjetën e kundërshtarëve duke e konfirmuar këtë sezon si më të mirin në karrierë.

Granada ia doli ta ruante avantazhin deri në fundin e ndeshjes, pavarësisht se miqtë shënuan një gol në fraksionin e dytë. Pas këtij trepikëshi, Granada ngjitet në vendin e dytë me 64 pikë duke parakaluar në klasifikim pikërisht Las Palmas teksa e udhëhequr nga Uzuni, është gjithnjë e më pranë rikthimit në elitën spanjolle.

Lexo edhe:

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...