Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Uzuni shpërthen me dygolësh dhe asist, Granada përmbys Alavesin

Myrto Uzuni e mbyll me dygolësh pjesën e parë të sfidës Granada – Alaves në kuadër të javës së 18-të të La Liga 2. Ekipi andaluz, ku luan “bomberi” shqiptar, kuan përballë vendin të parë në renditje.

Në falt, miqtë e Alavesit shënuan të parët në minutën e 11-të me Alkain, teksa pa u mbushur katër minuta lojë Uzunit iu anulua një gol për pozicion jashtë loje.

Gjithsesi, sulmuesi kuqezi do të shënonte një gol të rregullt në minutë e 23-të, duke kapur në befasi mbrojtjen mike.

Në minutën e 31-të, Granada fitoi një penallti që iu besua Uzunit, i cili në momenti e parë u ndal nga portieri, por i pozicionuar në qendër të zonës, në vijim të lojës, topi i shkoi në këmbë dhe e shtyu drejt rrjetës.

Pak minuta më vonë Alaves mbeti me 10 futbollistë, pas ndëshkimit të Alkain me karton të kuq.

Uzuni do ta kompletonte mbrëmjen e tij perfekte me kontributin që dha në rastin e golit të tretë të shënuar nga Molina me një asist perfekt.

10 gola në total për beratasin, që mbetet golashënues më i mirë i La Liga 2.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...