Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ Valencia “shkatërron” Atleticon, feston edhe Athletic Bilbao

Festojnë Valencia dhe Athletic Bilbao në La Liga, falë sukseseve 3-0 në fushën e tyre. Valencia shkatërroi Atletico Madrid në “Mestalla”, duke siguruar tri pikë të arta për vazhdimësinë e kampionatit.

Djemtë e Ruben Baraja përfituan në maksimum nga forma e dobët e mbrojtjes së Atleticos. Hugo Duro realizoi një dygolësh, teksa triumfi me “tris” u kompletua nga Javi Guerra.

Lexoni edhe: 

Kjo ishte fitorja e tretë sezonale për Valencian dhe humbja e parë për skuadrën e Diego Simeones. Bilbao vuajti në pjesën e parë ndaj Cadizit, por në 45 minutat e dyta shënoi 3 gola.

Gorka Guruzeta, Asier Villalibre dhe Inaki Williams çuan në festë tifozët e pranishëm në “San Mames” me golat e tyre. Dhe ndihmuan Bilbaon të ngjitet përkohësisht në vendin e dytë.

Lajme të tjera

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...

Gjermani

Julian Nagelsmann ka folur për herë të parë si trajner i kombëtares së Gjermanisë. Në një prononcim për mediet, ish-tekniku i Bayern Munich u...