Abissnet Superiore

VIDEO/ Vanoli merr 3 pikët e para me Dinamon, blutë mposhtin në derbi Tiranën kampione

Tirana ka dalë e humbur nga derbi përballë Dinamos me rezultatin 2-1. Blutë e kryeqytetit e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të ndeshjes, teksa kaluan të parët në avantazh me anë të Rimal Haxhiut. Anësori kontrolloi mirë topin në krahun e majtë ndërsa kaloi pa problem Marlind Nuriu ndërsa më pas as Behiratche dhe as Ilion Lika nuk mundën ta ndalnin. Në vazhdim, Seferi provoi të realizonte dhe të rivendoste baraspeshën megjithatë pa rezultat.

Nga ana tjetër, ekipi i Vanolit ishte i rrezikshëm dhe në të 22-tën u desh një ndërhyrje e dyfishtë e Likës për të ruajtur disavantazhin me një gol. Sakaq, rasti më i mirë për Tiranën erdhi në minutën e 27-të me anë të Najdovskit i cili gaboi shënjestër nga fare pranë portës së Harizajt. Tre minuta më pas, ishte Limaj që gaboi me një ndërhyrje ndaj Reginaldos, ndërsa arbitri Jorgji akordoi 11-metërshin. Por, Lika e ndali sulmuesin nga penalltia dhe skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-0.

Në fraksionin e dytë, Dinamo sërish starton mirë dhe në të 50-tën Samake ndëshkon Tiranën. Gjithsesi, bardheblutë reagojnë dhe fitojnë një penallti me Totren. Nga pika e bardhë, Seferi nuk gabon dhe shënon golin e 18-të në këtë kampionat ndërsa minutat në vazhdim nuk sjellin ndryshim të rezultatit. Kështu, Dinamo merr tre pikët e para me Vanolin, por nuk ndryshon asgjë në renditje, teksa pak ndryshon edhe për Tiranën që ishte kurorëzuar kampione.

Kronika e ndeshjes:

66′ Goooool! Tirana shkurton diferencat, Seferi nuk gabon nga pika e bardhë

65′ Penallti për Tiranën, Sidibe gabon në ndërhyrjen ndaj Totres dhe nuk ka dyshime për arbitrin Jorgji

50′ Gooooool! Dinamo gjen edhe golin e dytë, Samake ndëshkon Tiranën pas një goditje këndi

31′ Reginaldo merr përsipër ekzekutimin e penalltisë, por Ilion Lika hipnotizon sulmuesin ndërsa pas tij edhe Demiri nuk gjen rrjetën me topin që ndalet në traversë

30′ Penallti për Dinamon. Limaj shkel në zonë Ibraimin me arbitrin Jorgji që nuk ka dyshime dhe akordon 11-metërshin.

27′ Tirana “flirton” me golin, Najdovski gabon shënjestër nga fare pranë portës

22′ Dinamo pranë golit të dytë, por Ilion Lika shpëton portën në dy raste

9′ Gooooool! Shënon Dinamo, Haxhiu kontrollon mirë topin nga e djathta dhe me një inkursion personal godet dhe mposht portierin Lika

1′ Nis ndeshja në Selma Stermasi, Dinamo sfidon Tiranën

Formacionet zyrtare:

Dinamo: Harizaj, Malikji, Miha, Imami, Samake, Siljanovski, Sidibe, Demiri, Ibraimi, Reginaldo, Haxhiu

Trajneri: Rodolfo Vanoli

Tirana: Lika, Nuriu, Behiratche, Najdovski, Përgjoni, Hoti, Limaj, Totre, Gjumsi, Seferi, Xhixha

Trajneri: Orges Shehi

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency