Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ VAR-i nderon Barcelonën, i jep gol Raphinhas, ia heq Bilbaos

Barcelona fiton me shumë fat (0-1) në “San Mames” ndaj Bilbaos, ku në dy raste sistemi VAR mori vendime në favor të saj. Por edhe Ter Stegen shfaqi cilësi të jashtëzakonshme, duke shmangur disa gola të sigurt.

Më këtë sukses, skuadra e Xavit ruan diferencën prej tri pikësh ndaj Realit.

Barcelona shfaqet cinike në pjesën e parë të sfidës në “San Mames”, ndaj Athletic Bilbaos. Edhe pse vendësit e vunë në vështirësi serioze skuadrën e Xavit, madje duke goditur edhe traversën, në minutën e e parë shtesë të fraksionit hapës, braziliani Raphinha ndëshkoi baskët me një gol që fillimisht u anulua nga anësori, por që më pas u konfirmua nga sistemi VAR.

Barcelona e menaxhoi mirë lojën, falë edhe cilësive të padiskutueshme të Ter Stegen, për minuta të tëra, por në të 87-tën Inaki Williams finalizon me gol një kundërsulm të shpejtë. Për fatin e mirë të “blaugranave”, sistemi VAR e kthen për goditje të lirë për Barcelonën në mesfushë.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Champions League

Skandal me gjyqtarin Szymon Marciniak, i caktuar për të drejtuar finalen e Champions League mes Manchester City-t dhe Interit, që do të luhet më...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...