Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ VAR protagonist, Leeds mposht Crystal Palace me një penallti në minutat shtesë

Në ndeshjen e sotme të Premier League, Leeds ka mposhtur Crystal Palace me rezultatin e ngushtë 1-0. Vendimtare në këtë sfidë ishte ndërhyrja e VAR, që akordoi një penallti në minutën e 91, pas një prekje të topit me dorë në zonën e Crystal Palace. Vetëm dy minuta më pas, Raphina e konvertoi në gol goditjen e tij nga 11-metrat duke i dhënë një fitore të vyer të tijve. Sa i përket kronikës së ndeshjes, në fraksionin e parë vendasit ishin më këmbëngulës, megjithatë pa pasur rezultat në konkretizimin e rasteve.

Ndërkohë, në 45-minutat e dyta, miqtë e kërkuan më tepër golin, kjo edhe si pasojë e aktivizimit të sulmuesit Benteke, i cili pati dy mundësi të mira, por i shpërdoroi ato. Kështu, në fund, penalltia rezultoi vendimtare dhe Crystal Palace doli pa pikë nga transferta në Leeds.

Falë këtij trepikëshi, ekipi i drejtuar nga Marcelo Bielsa ngjitet në kuotën e 15 pikëve dhe mban aktualisht vendin e 15 në tabelën e klasifikimit. Nga ana tjetër, Crystal Palace ka grumbulluar 16 pikë dhe renditet në vendin e 12 të klasifikimit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...