Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ VAR, shtyllë, dy traversa dhe penallti e humbur: Nottingham fiton pas 23 vitesh në Premier

Nottingham Forest siguron fitoren në Premier League pas 23 vitesh. Skuadra historike angleze mposhti 1-0 West Ham në “City Ground”, duke siguruar tre pikët e para në Premier League, aty ku u rikthye pas një mungese të gjatë.

Nottingham pati edhe fatin me vete në këtë përballje, pasi “Çekiçët” humbën penallti me anë të kapitenit Declan Rice (65’), goditën dy herë traversën, ndërkohë që VAR-i u anuloi një gol në pjesën e parë.

Ndërkohë, edhe ekipi i Nottighamit goditi shtyllën në pjesën e parë, minutat te fundit të cilat ishin plot emocione. Algjeriani Benhrama dërgoi topin në rrjetë (43’), por teknologjia frenoi festën e ekipit mik.

Nottinghami përfitoi dhe shënoi golin e fitores në minutën e dytë shtesë të fraksionit të parë. Vendasit shënuan edhe golin e dytë (55’), por VAR-i e cilësoi të parregullt. West Ham tentoi golin e barazimit, por u përball me një super Dean Henderson.

Portieri i ekipit vendas ishte në formë të shkëlqyer. 25-vjeçari ia doli të presë edhe një penallti në mesin e pjesës së dytë, duke i hequr golin kapitenit Rice, ndërkohë që kreu edhe disa pritje të tjera.

Në fund shtatë minuta shtesë, por vendasit rezistuan mirë, ruajtën avantazhin e artë dhe festuan triumfin e parë në kampionatin anglez pas plot 23 viteve.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...