Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ Vedat Muriqi “mbreti i ajrit”, shënon golin e radhës në La Liga

Vedat Muriqi zhbllokon ndeshjen Mallorca-Valencia, që po transmetohet në SuperSport 3. Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola.

Ndërkohë, sulmuesi dardan kaloi skuadrën ishullore në avantazh në minutën e 64′ falë një goli me kokë, specialitet i tij.

Lexo edhe:

Muriqi shfrytëzoi një krosim nga e majta të koreanit Kang-In Lee dhe dërgoi topin në rrjetën kundërshtare, duke ndezur festën në stadium.

Ky është goli numër 14 sezonal në La Liga për 29-vjeçarin nga Prizreni. I cili ka rilindur në Spanjë dhe po zhvillon sezonin më të mirë në aspektin personal.

Lajme të tjera

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...