VIDEO/ Vedat Muriqi pa rivalë në ajër, shënon golin më të rëndësishëm të sezonit

Mallorca po luan në shtëpi përballë Rayo Vallecanos, ndeshja e parafundit në La Liga. Ekipi ishullor po lufton për të qëndruar në elitën e futbollit spanjoll.
Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 13-të me anë të Vedat Muriqit. Sulmuesi dardan realizoi një gol shumë të bukur me kokë pas krosimit perfekt të Jaume Costa.
Avantazh tepër i rëndësishëm për Mallorcan, ndërsa ky ishte goli i pestë sezonal në La Liga për Muriqin, i cili u transferua tek ekipi ishullor në merkaton e janarit.
